AKTUALITET, 26 Qershor 2021, 15:17

Rama nxjerr pamjet: Turistët që duan të udhëtojnë në kohë të ndalojnë të shohin një ekzemplar

Rama nxjerr pamjet: Turistët që duan të udhëtojnë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga varri monumental i zbuluar dy ditë më parë në parkun arkeologjik të Amantias.

Rama shprehet se për turistët që duan të udhëtojnë edhe në kohë mund të ndalojnë të shohin këtë ekzemplar.

“Në Parkun Arkeologjik të Amantias zbulohet një tjetër monument i rrallë

Për turistet që dashurojnë të udhëtojnë edhe në kohë e histori mund të ndalojnë të shohin një ekzemplar që daton nga Shek III p.Kr”, shkruan Rama.