TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka mbyllur hetimet për sulmin ndaj eskortës së kryeministrit Edi Rama gjatë një vizite pune në Librazhd. Mësohet se të pandehur u morën kryetarët e PD të degëve të qarkut Elbasan dhe një ish-deputet.
Zyrtarët e PD janë marrë të pandehur për akuzën e “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
‘Balkan Web’ raporton se i pandehur është marrë Bujar Vreto, kryetar i PD në Librazhd, Aurel Bylykbashi ish-deputet i PD në Elbasan, Arjan Karriqi kryetar i PD në Prrenjas, dy sekretarët e PD, Leonard Ozuni dhe Erlind Gurra si dhe dy simpatizantë të PD, Bujar Kojku e Dashamir Boja.
Incidenti ndodhi më 13 qershor të vitit 2019 në hyrje të Librazhdit ku eskorta e kryeministrit u sulmua me mjete të forta.
Nga ana e tyre të pandehurit e kanë cilësuar hakmarrje politike të qeverisë këtë proces dhe disa herë kanë denoncuar për zvarritje të qëllimshme dhe zgjatje pafund të hetimeve.