AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 16:36

Rama: Nuk do lejohen minorenët në lokalet e natës

Rama: Nuk do lejohen minorenët në lokalet e natës

Pas iniciativës për ndalimin e pijeve energjike dhe atyre me sheqer të shtuar për personat nënë 18 vjeç, kryeministrit Edi Rama ka njoftuar për një tjetër nismë nga qyteti i Kukësit, pas mbledhjes së qeverisë në këtë qytet.

Kryeministri Edi Rama tha se do të ndalohet frekuentimi i personave nën 18 vjeç në lokalet e natës.

“Do të ndalohet frekuentimi i personave që janë nën 18 vjeç në lokalet e natës. Hyrja e tyre do të mundësohet vetëm kur janë të shoqëruar me prindër apo mësues, në rast të kundërt nuk do të ketë asnjë tolerim. Do të shkoj deri në mbylljen e lokaleve deri në një periudhë një vjeçare, duke u bërë të pamundur dhe dhënien me qira të ambienteve”- tha Rama.