TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama theksoi se në këtë situatë vendi ka nevojë për ndihma financiare.
“Para pak se të ndodhte ku tërmeti kishim 7 prioritet, tani kemi 7+1, ky është prioritet i prioriteteve.
Kjo gjendje do të kishte lëkundur edhe shtete më të forta se ne nga pikëpamja ekonomike dhe logjistike.
Por na ra ne, ne duhet ta mbajmë dhe duhet të përballemi me këtë sfidë. Prandaj duhet të një koordinim maksimal. Kemi një adresë unike për të kontribuar, s’kemi pse të kemi conto në bashki, kemi një adresë.
Na kanë sjellë ndihma aq shumë por tani jemi në momentin që duhet të frenojmë dhe të fokusohemi te kontributi financiar, nuk ka rëndësi sasia. Në e-albania ka shumë kontribuues të mëdhenj dhe të vegjël”, është shprehur Rama.
Rama theksoi se e vetmja faqe për ndihma financiare është e-Albania.