TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi mposhti pastër me shifrat 1-3 Slavian e Pragës, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në grup. Golit të Lautaros në minutën e 19-të, iu përgjigj Suçek në minutën e 37-të, me penallti e cila u fitua nga Olainka.
Gjithsesi, në fundin e takimit Interi arriti të siguronte edhe fitoren. Romelu Lukaku shënoi të dytin në minutën e 81-të, ndërsa Lautaro shënoi të tretin në minutën e 88-të. Në takimin tjetër të këtij grupi, Barcelona mposhti 3-1 Borusian e Dortmundit. Suarez, Grizman e Mesi shënuan për katalanasit, ndërkohë goli i Sanços nuk mjaftoi për verdhezinjtë. Pas 5 ndeshjeve, Barcelona mban vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Interi i dyti me 7 pikë. Po kaq pikë ka edhe Dortmundi, por mbetet në vendin e tretë. Vetëm vendi i fundit për Slavian me 2 pikë.
Në takimet e tjera, Liverpuli dhe Napoli barazuan 1-1, ndërkohë që Ajaksi fitoi 0-2 në fushën e Lilës. Më poshtë, rezultatet e plota.
Barcelona-Dortmund 3-1
Suarez 29′, Mesi 33′, Grizman 67′ / Sanço 77′
Slavia Pragë-Inter 1-3
Suçek pen. 37′ / Lautaro 19′, 88′, Lukaku 81′,
Liverpul-Napoli 1-1
Lovren 65′ / Mertens 21′
Lilë-Ajaks 0-2
/ Zieh 2′, Promes 59′
Lajpcig-Benfika 2-2
Forsberg pen. 89′, 96′ / Pici 20′, Vinicius 59
Genk-Salcburg 1-4
Samata 85′ / Daka 43′, Minamino 45′, Huang 69′, Haland 87′