AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 23:26

Tjetër tërmet 4.4 ballë godet vendin, sërish panik

Një tjetër tërmet është ndjerë në vendin tonë. Mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 4.4 rihter dhe ka shtuar panik tek qytetarët në Tiranë dhe Durrës.

Tërmeti ka qenë me epiqendër në detin Adriatik dhe është ndjerë më shumë në Durrës.

Lëkundjet e shumta gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar mjaft panik dhe qytetarët tashmë nuk po gjejnë qetësi.