AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 22:54

Emri/ Nxirret trupi i pajetë i një tjetër viktime në zonën e ish-Kënetës në Durrës

Emri/ Nxirret trupi i pajetë i një tjetër viktime në

Ministria e Mbrojtjes njofton se është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtëpie 4-katëshe të shëmbur tashmë, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

MM thotë se trupi i pajetë i nxjerrë sonte nga rrënojat i përket 22-vjeçares Griselda Lala.

Trupi i saj i pajetë u nxor nga rrënojat e banesës 4-katëshe të shembur, e cila ndodhet në lagjen 17 në Durrës. Familja Lala ka humbur shumë anëtarë në këtë tragjedi nga tërmeti 6.4 ballë që tronditi vendin.