LIFESTYLE, 13 Gusht 2020, 20:13

Rama mbërrin në Jalë, Folie Marine më në fund ul muzikën (VIDEO)

Rama mbërrin në Jalë, Folie Marine më në fund ul

Folie Marine, klubi që ka mbajtur muzikën hapur deri në orët e para të mëngjesit gjatë gjithë sezonit turistik, e ka ulur volumin e muzikës kur Edi Rama ka ardhur aty.

Siç duket në video, Rama i shoqëruar nga truproje ecën drejt zonës ‘Prive’ (më të shtrenjtë) të resortit luksoz të jugut, vend i cili edhe pas denoncimeve të shumta në rrjete sociale për shkeljen e kufizimeve të Covid-19, nuk është tërhequr nga funksionimi i zakonshëm.

Folie Marine u denoncua edhe nga zv.kryeministri Erion Braçe (shiko videon nr.2 poshtë) për shkeljen e kufizimeve të Covid. Mesa duket vetëm ardhja e kryeministrit imponon rregull në resortin famoz të Jalës.

[video width="704" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/08/r-vi.mp4"][/video]

[video width="496" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/08/r-v2.mp4"][/video]