LIFESTYLE, 12 Gusht 2020, 13:50

E veshur nuse në foton e fundit, Dafina Zeqiri fshin të gjitha postimet


Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar se do të publikojë së shpejti albumin e saj më të ri. Ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Por së fundi Dafina i ka befasuar të gjithë duke i fshirë të gjitha fotot në Instagram. Arsyeja nuk dihet ende, por këngëtarja nuk ka pritur gjatë dhe ka postuar një foto, ku shfaqet e veshur me një fustan nusërie dhe një vello të kuqe në kokë, që i mbulon fytyrën. Fotoja nuk është shoqëruar nga ndonjë postim ose shpjegim, ndërsa pritet që Dafina të jap më shumë informacion për fansat kuriozë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on