LIFESTYLE, 11 Gusht 2020, 17:39

Ndërron jetë në moshë të re vëllai i deputetes socialiste

Vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Vilma Bello, Drini Bello është ndarë nga jeta në moshë të re.

Mësohet se vëllai i deputetes ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, ndërsa prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka dhënë vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë edhe një foto krah të vëllait të ndjerë, duke shprehur trishtim për ndarjen e tij nga jeta.

“Te njoha si djalin e madh te shtepise, Drini Bello, po ne jeten time me familjen tende, tonen te madhe, ishe shoku e vellai im i madh. Une sot te humba, vella! Do na mungosh shume!

Te qofte dheu i lehte, i miri Drin!”, shkruan ajo krah fotos.