TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, nga Lezha ka vijuar sot takimet e ciklit “Bashkia që duam”, ku nuk ka lënë pa përmendur dhe platformën e bashkëqeverisjes.
Rama ka ironizuar edhe njëherë ata që janë kundër kësaj platforme dhe që e përbuzin atë, duke thënë se, Shqipëriqëduam.al është bërë për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.
“Shumë njerëz nga këta profesorët në televizor dhe këta të broçkullave të kazanit thonë: Ç’është kjo? Kjo është një gjë që u jep mundësi njerëzve që përmes teknologjisë të çojnë fjalë menjëherë, pa letra. Ja ky artisti i ka dërguar mesazh artistit të PD-së. Kush e dërgon mesazhin merr përgjgje brenda 10 ditëve, i takon apo nuk i takon ajo që kërkon. Nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, e rëndësishme është që merr përgjigje për atë që ka kërkuar, nuk ngelet rrugëve”, u shpreh Rama.
Ndër të tjera, Rama ironizoi dhe kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën, duke i thënë që nëse do pushtetin të aplikojë te platforma.
“Unë nuk ka kam dëgjuar asnjë shqiptar që thotë se nuk i takon ajo që kërkon. Të gjithë thonë më takon. Shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë që “dua pushtetin”. E kupton, ti do pushtet pa fituar zgjedhje, po dhe ai të aplikojë te platforma që të marrë përgjigje për 10 ditë. Po halli nuk është i Lulit se, ai e ka në terezi, po halli është i atyre që i rrinë nga pas", tha Rama.