TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri me argumentIN se i rrezikohet jeta pasi dënimi është për arsye politike.
Vendimi është dhënë në favor të Arben Frrokut,i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për vrasjen e ish-kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.
Sipas Gjykatës së Hagës, dënimi që i është dhënë në Shqipëri është bazuar mbi motive politike duke shtuar Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri, e për këtë arsye ai nuk do të ekstradohet, edhe pse gjykatat shtetërore të Holandës kishin vendosur për ekstradimin e tij.

