TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pritet të mblidhet sërish sot Këshilli Politik. Propozimin e ka bërë anëtari i mazhorancës Damian Gjiknuri që në njoftim thotë se do të diskutohet çështja e hapjes së listave.
“Propozoj mbledhjen e Këshillit Politik ditën e mërkurë ora 17:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve me rend ditë diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave. Nga ana e Partisë Socialiste, përveç meje, si përfaqësues në tryezë do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama”, – shkruante Gjiknuri në kërkesë.
Mazhoranca firmosi një ditë më parë një marrëveshje me të ashtuquajturën opozita parlamentare për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.
Opozita e bashkuar jashtë parlamentit ende nuk ka kthyer përgjigje nëse do shkojë apo jo në takimin e sotëm të Këshillit Politik.
Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së martës është shprehur kundër marrëveshjes Rama – Murrizi duke e akuzuar kryeministrin si shkelës së marrëveshjes së 5 qershorit.