TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Çerven të Fierit në krah të kryebashkiakut Armando Subashi, nga ku deklaroi se situata është e përmirësuar “në një zonë kritike ku Vjosa bënte namin në të shkuarën duke shpërthyer nga shtrati”.
“Problemet e djeshme në zonën Shkodër-Lezhë faktikisht sot duket që ka funksionuar gjithë sistemi i kanalizimeve sepse uji është tërhequr. Sepse është si puna e lavamanit. Kur i fut super presion ai mbushet.
Sfida është se lumi i egër të bën hatanë. Lavdi Zotit për momentin jemi në rregull. Tani nëqoftëse ndodh një Apokaliops edhe ndodh! Sepse ndodh mes Parisit, mes Gjermanisë, mes Londrës”, tha kryeministri Rama.