AKTUALITET, 9 Janar 2021, 11:29

“Kam informacion që ka dërguar video më të forta!”/ Arjan Çuri paralajmëron: Ja çfarë do të bëjë Rama me Nasip Naçon pas zgjedhjeve

“Kam informacion që ka dërguar video më të


Duke komentuar videon që kryeministri Edi Rama i dërgoi ish-ministrit të LSI Nasip Naço, pedagogu i njohur Arjan Çuri deklaroi se ka informacion që kreu i qeverisë ka dërguar edhe video me të forta. Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Arjan Çuri tha se Edi Rama do ta lëshojë Nasip Naçon pas zgjedhjeve.

“Ata që kanë qenë shumë afër Ramës, sa herë dalin në tv kanë një mërzitje dhe mllef si ma bëri këtë. Tipat narcizist tek viktimat e tyre krijojnë atë që quhet varësi ose ndërvarësi. Narcisti bën çdo gjë që të të joshi, në momentin që shikon që t’i ke nevojë për të, të lë. Unë kam informacion që ka dërguar video edhe më të forta”, tha Çuri.

“Rama është seduktor i madh, premtimi më i madh i një personi narcizist është se t’i do jesh në krahun tim. Këta lloj njerëzish që kanë nevojë për të qëndruar afër të mëdhenjve për të shijuar nga lavdija e tyre, valixhen me para s’i kanë asgjë.

Dënimi më i madh është që ky të të largojë nga kjo, narcistët e bëjnë vetëm me qëllim. Lodhen kaq shumë të të bëjnë për vete dhe pastaj e ndjejnë varësinë, aty pastaj të këpusin dhe shijojnë vuajtjen që ke ti. Nasipin e lëshon pas zgjedhjeve”, u shpreh ai.