AKTUALITET, 9 Janar 2021, 11:18

Emrat/ “Zhdukeni sa më parë!”- Si u përfshi Policia dhe komunarët në trafik droge, detajet nga operacioni

Emrat/ “Zhdukeni sa më parë!”- Si u përfshi Policia


Pas 7 muajsh hetime, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të strukturuar kriminal që kultivonte kanabis në zonën e Skraparit.

Sipas SPAK, në këtë aktivitet kriminal rezulton të jenë përfshirë katër zyrtarë policie, tre prej të cilëve, Klement Zeqo, Bardhyl Çela dhe Astrit Duro, janë dërguar në burg, ndërsa Neritan Naska, shef i stacionit të Policisë Poliçan, në arrest shtëpie.

Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre. Në dosjen hetimore thuhet se oficerët e policisë mbanin kontakte direkte me drejtuesit e grupit kriminal që kultivonte kanabis në zonë dhe i informonte anëtarët e tij për çdo lëvizje të Policisë.

Në një nga bisedat e përgjuara dëgjohet polici Astrit Duro që orienton trafikantët të zhduknin drogën, pasi në zonë do të shkonin grupet e Policisë për kontroll. Për Edmon Zotkon, me detyrë administrator i Njësisë Tërpan, e Fatos Lamaj, kryeplak i fshatit Çorrogjaf, është caktuar masa e arrestit në shtëpi, pasi ata nuk kanë informuar për kultivimin e kanabisit në zonat e tyre.

Hetimi nisi në qershor të 2020 pas një referimi të bërë në Prokurorinë e Posaçme nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, të cilët kishin në përgjim disa policë të dyshuar.

Nga përgjimet është provuar se grupi kriminal ka kultivuar kanabis në parcela dhe vende të ndryshme. Në të paktën 28 episode, rezulton se trafikantët kishin ngritur impiante vaditje dhe ambiente ku të mund të qëndronin punonjësit që merreshin me kultivimin e kanabisit, ndërsa disa magazina i kishin përshtatur për tharjen dhe ruajtjes e lëndës narkotike. Gjatë aksioneve që u paraprinë arrestimeve janë sekuestruar 5045 bimë narkotike dhe 176 kg hashash i gatshëm për t’u trafikuar.

HETIMI

SPAK, mbi bazën e materialit referues, të ardhur nga SHÇBA, ka regjistruar më datë 26.06.2020, procedimin penal Nr.178, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga Policia Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policia Gjyqësore në Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, janë dokumentuar veprime të kundërligjshme të kryera nga disa punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe konkretisht punonjësit e Policisë: Neritan Naska (shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, Edmon Zotko, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autoret që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.

Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike kanabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor.

Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

MASAT E SIGURISE

1. Arben Lekli, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”

2. Sefedin Dokaj, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të “Grupi i strukturuar kriminal”

3. Alban Bendo, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të “Grupi i strukturuar kriminal”

4. Fatjon Beshiri, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të “Grupi i strukturuar kriminal”

5. Anxhela Beshiri “Arrest në shtëpi”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të “Grupi i strukturuar kriminal”

6. Selfo Kaposhi, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të “Grupi i strukturuar kriminal”

7. Esmeraldi Kaposhi, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të “Grupi i strukturuar kriminal”

8. Zylyftar Zhurda, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të “Grupi i strukturuar kriminal”

9. Ilia Ballo, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të “Grupi i strukturuar kriminal”

10. Olgert Dusho, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

11. Elson Dushi, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

12. Teki Dusho, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

13. Fuat Dushi, “Detyrim paraqitje”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

14. Enver Muçaj, “Detyrim paraqitje”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

15. Altin Sula, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

16. Redian Shimi, “Arrest në burg”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

17. Ilir Shimi, “Detyrim paraqitje”, akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

18. Klement Zeqo, punonjës Policie, “Arrest në burg”, akuza “Shpërdorimi i detyrës”

19. Bardhyl Çela, punonjës Policie, “Arrest në burg”, akuza “Shpërdorimi i detyrës”

20. Astrit Duro, punonjës Policie, “Arrest në burg”, akuza “Shpërdorimi i detyrës”

21. Neritan Naska, shef i Stacionit të Policisë Poliçan, “Arrest në shtëpi”, akuza “Shpërdorimi i detyrës”

22. Edmond Zotkaj, kryetari i Njësisë Administrative Tërpan, “Arrest në shtëpi”, akuza “Shpërdorimi i detyrës”

23. Fatos Lamaj, kryeplaku i fshatit Çorrogjafë, “Arrest në shtëpi”, akuza “Shpërdorimi i detyrës”