TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka cituar disa paragrafë të Komisionit të Venecias që bëjnë fajtor ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, për përlasjet institucionale mes presidentit dhe Kuvendit, lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Meta tha se, në raport theksohet se roli i presidentit ka qenë në përputhje me kushtetutën dhe në mbrojtje të saj.
Ai theksoi se, Venecia e thotë qartë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të nisin punë pa u betuar para presidentit të Republikës duke iu referuar këtu nismës së mazhorancës për të hequr këtë kompetencë nga institucioni i Kreut të Shtetit.
“Unë kërkoj vetëm tri minuta përqendrim nga ju dhe qytetarët për të sqaruar sipas Venecias, jo sipas presidentit se, cilat kanë qenë qëndrimet e presidentit në raport me kushtetutën.
Komisioni i venecia konfirmoi se shkaku i përplasjes mes Kuvendit dhe presidentit ishin veprimet antiligjore të Dvoranit dhe mënyra e dërgimit të listave prej tij. Ai nuk e diskutoi në mbledhjen plenare me anëtarët e tjerë të KED.
Pika 92: Çështja më problematieke e shkaktuar nga vendimet e KED ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të kandidatëve duke shkakuar probleme proceduriale.
Venecia konfirmoi se KED ka vepruar në mënyrë jo transparente duke përjashtuar avokatin e popullit nga mbledhjet.
KED shpërfilli praninë e detyrueshme të tij qoftë në përzgjedhjen përmes shorttit, qoftë në mbledhjet.
Komisioni i Venecias konfirmoi se veprimet e presidentit ishin në përputhje me kushtetutën dhe Venecia konfirmoi të drejtën e emërimit të presidentit të kandidates së dytë.
Nëse presidenti do kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë më me pak se tre kandidatë. Kandidati i zgjedhur nga presidenti ishte renditur në tre të parët në listën e KED. 98 Prandaj duket e arsyeshme pse presidenti refuzoi betimin e kandidates së katërt.
Komisioni i Venecias konfirmoi se betimi bëhet vetëm para presidentit të Republikës dhe kjo është kusht për fillimin e detyrës. Venecia thotë se neni 129 i kushtetutës se një gjyqtar fillon detyrën pasi të bëjë betimin para presidentit të Republikës.
Ky detyrimi është gjerësisht i përhapur. Kushtetuta e bën të qartë se betimi është parakusht për nisjen e detyrës. Kushtetuetshmëria e këtij ndryshimi në ligj është e dyshimtë”, tha Meta