TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës nga martesa e parë është shndërruar në një mollë sherri mes kryeministrit dhe gazetarit Artur Zheji. Të dy e kanë përdorur fabulën e një procesi gjyqësor të Rea Xhillarit, ku ajo ka paditur 7 media që kishin shkruar për lidhjen e saj të supozuar me zv ministrin e Jashtëm Gent Caka, sejcili sipas interest të vet.
Duke folur gjatë seancës parlamentare ku po argumentonte se përse duhej vendosur ligji anti shpifje kundër mediave online Rama e sulmoi Artur Zhejin nominalisht: ““Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë do largohem nga Shqipëria po u bë ky ligj. U dënua nga gjykata. Një shpifje e ulët. Kjo nuk është për mua. Unë me këta jetoj edhe një mijë vjet të tjera. Kjo është për shoqërinë” tha ai.
Kryeministri u nis nga një fabul që tashmë dihet në public. Në prill të këtij viti pas botimit të lajmit të rremë të lidhjes së saj të dashurisë me Cakajn, Rea Xhillari paditi 7 media. Në një letër që ajo e bëri publike duke shtuar dyshimet se ajo po përdorej politikisht në favor të interesave të njerkut të saj, Xhillari shkroi: “Jam detyruar të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të sajuar e të orkestruar ndaj meje, nga portale e individë për të cilët mësova se në gjuhën ligjore quhen “të paditurit solidarë”. Ky sulm i mirëfilltë denigrues mbi bazën e një shpifjeje, e ka fillesën në mesin e muajit Janar 2019, kur jam vënë në shënjestër prej të paditurve solidarë. Ata apo më saktë fillimisht Artur Zheji pastaj të tjerët, kanë sajuar dhe përhapur lajmin e rremë, të shoqëruar me komente të turpshme, mbi një lidhje intime apo bashkëshortore timen me Z. Gent Caka, Zv. Minister për Evropën dhe Punët e Jashtme – person të cilin as e njoh personalisht dhe as e kam takuar kurrë ndonjëherë, qoftë edhe rastësisht”.
Rea dhe Linda Rama
Në dhjetor të këtij viti gjykata e shkallës së parë Tiranë, e shpalli fajtor Artur Zhejin, median e drejtuar prej tij, 360 gradë, me heqjen e lajmit dhe pagimin e një dëmi prej 3 milion lekësh të vjetra.
Pikërisht kësaj historie i referohej kryeministri në parlament kur thoshte se “Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit”.
Natyrisht publikimi i një lajmi të tillë pa u vërtetuar përbën një gafë të rëndë profesionale. Atë nuk e lehtëson sa fakti se Artur Zheji nuk e ka shkruar me dorën e tij (por në median e drejtuar prej tij), dhe as se e ka kopjuar “copy paste” nga një portal tjetër. Të dyja këto “lehtësi” nuk përbëjnë një alibi as profesionale dhe as juridike.
Por, thënë këtë, kjo gafë nuk e errëson aspak, përdorimin politik që Rama po i bën kësaj historie. Sipas Zhejit që u përgjigj menjëherë pas akuzave në parlament, ajo ka nje prapamendim: “Nuk kam thënë unë asnjëherë unë personalisht kurrë, kurrë as nuk do ta them sepse as nuk e di dhe as nuk më intereson se e dashura e kujt (fjalën dashnore nuk e përdor si Rama) mund të jetë vajza e tyre. Unë nuk e di që Rama ka vajzë, por gjithësesi vajza e tyre, dmth vajza e Lindës dhe i bën nder Ramës që si njerk që është të shqetësohet për fatin e saj, është problem familjar. Po bën shumë gabim që thotë gjëra që unë nuk kam thënë”, tha Zheji nga platforma e emisionit që drejton.
Një ditë më pas ai shkroi edhe një koment ku denoncoi përdorimin politik që Rama po i bën edhe vajzës së tij për të arritur qëllimet e veta të goditjes së mediave. “Por fjalën “dashnore” që ti (Rama) përmende në Kuvend, askush nuk e përmendi, as në portalin-burim dhe as në portalet-shishe!
Por ti xhaxh, nuk ndalesh, je rëndë! E përdore kësisoj edhe vajzën e gruas, për të bërë politikë vetë-viktimizuese, për të përligjur një ligj të egër.
E shkreta vajzë, për njerkun që ka”! /Lapsi.al/