TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama dhe parardhësi i tij Berisha, kanë sulmuar ashpër njëri tjetrin në Opinion lidhur me debatin e nxehtë se kush po i fal detin Greqisë.
Rama që doli i pari në ekran akuzoi Berishën se iu nënshtrua Athinës duke bërë sikur nuk po kuptonte se fëinjtë tane po dilnin të fituar nga pakti i 2009.
”Të njëjtët njerëz sot akuzojnë këtë qeveri i bëjnë propagandë shqiptarëve duke me gënjeshtra duke u rekur të mashteojnë ndonjë peshk budalla” tha Rama.
Ai mohoi se ka marrëveshje me Greqinë dhe se është e drejta e saj ta zgjerojë detin e saj teritorial në 12 milje.
Por nga ana e tij Berisha që u fut live pas Ramës e akuzoi Ramën se qeveria greke e ka njoftuar paraprakisht për 12 miljet, dhe ai gënjen kur thotë që nuk e dinte.
Ai pretendoi se deklaratat e Ramës se Greqia është në të drejtën e saj të zgjerohet me 12 milje, pa treguar se kjo po bëhet në një kohë kur ne jemi në negociata, mund të përdoren nesër kundër Shqipërisë në një Gjykatë ndërkombëtare.
“Kush thotë se Greqia është në të drejtën e saj për të zgjeruar detin” bën tradhëti kombëtare, tha Berisha.