AKTUALITET, 10 Shtator 2020, 21:14

Meta lë Presidencën dhe merr qeverinë në 2021, reagon menjëherë PD

Meta lë Presidencën dhe merr qeverinë në 2021, reagon

Një lajm i Ora News sipas të cilit Presidenti i vendit Ilir Meta do të lërë këtë detyrë pas zgjedhjeve të 25 prillit të vendit të ardhshëm dhe do të bëhet kryeministër është komentuar nga Partia Demokratike. Nënkryetari Edi Paloka thotë se ky është një diversion i Ramës për shkak të sondazheve që e nxjerrin humbës në zgjedhje.

“Paska filluar serisht me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i deshperuar mund te jete njeriu dhe sa tmerrshem e zhysin sondazhet sa kerkon te joshe sa majtas sa djathtas. Njehere donte te behej president, tani do e hiqka Meten nga presidenca e do e beka minister te brendshem.

I ke bere llogarit gabim o i marre po njerezit sjane dele. Ska pazar qe te shpeton ty dhe kriminelet qe te sollen dhe te mbajne ne pushtet. S’do kete kurre amnisti per ty e as per asnje kriminel qe pret te te sjelle vota ty dhe shpures tende. Meta ta ka bere te qarte se ske asnje shans ta heqesh qe aty deri sa ti mbaroje mandati. E provove dhe deshtove”