AKTUALITET, 24 Prill 2021, 23:40

Denoncimi i Kryemadhit: PS në Durrës po blen votat natën me listë

Denoncimi i Kryemadhit: PS në Durrës po blen votat natën me

Pak para mesnate, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka denoncuar se PS po blen vota në Durrës.

Kryemadhi tha gjatë daljes, se LSI kishte marr një denoncim me emra patronazhistësh, të cilët po blejnë vota.

“E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, sapo na mbërriti në selinë e LSi-së për transaksionet dhe operacionet e pagesave për blerjen e votave nga PS në Durrës.

Ky është material ku patronazhistët e PS-së kanë marrë përsipër blerjen e votave, kanë marrë numrat e ID, qendrat e votimit, vendit e punës dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që kanë marrë.

Në Durrës makinat me xhama të errëta dhe pa targa u janë drejtuar shtëpive të votimit të personave që presin për të marrë paratë.

Të gjitha këto fleta që kemi do t’ja dërgojmë jo vetëm SPAK-ut, por të gjitha mediave, kush janë patronazhistët e patronazhistëve të patronazhistëve, që paguajnë para

” deklaroi Kryemadhi.