SPORT, 5 Janar 2019, 11:35

Ra pa ndjenja në fushë, si është gjendja e futbollistit shqiptar

Ra pa ndjenja në fushë, si është gjendja e futbollistit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj u dëmtua rëndë mbrëmjen e së premtes në ndeshjen e kampionatit spanjoll ku Albasete u përball me Granadën.

 

 

 

Ishte minuta e 30-të kur ndodhi ky incident që e la pa ndjenja sulmuesin shqiptar. Menjëherë më pas ai është dërguar për në spitalin e qytetit për t’u mbajtur nën kontroll.

Informacionet zyrtare vijnë vetëm nga skuadra, e cila bën me dije se Manaj ka kaluar mbrëmjen në spital ku i është nënshtruar kontrolleve më të detajuara pas goditjes në kokë.

Fillimisht mësohet se ka një frakturë në nofull që i ka sjellë humbjen e ndjenjave, por gjendja mbahet nën kontroll.