TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini ndodhet në Bangkok për të marrë pjesë në kompeticionin e bukurisë “Miss Universe”.
Trejsi ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore me bukurinë e saj, por ka marrë gjithashtu edhe kritika të shumta.
Mediat rozë në Spanjë, Indonezi, Filipine, Tajlandë e të tjera, e kanë cilësuar modelen si një ndër femrat më të bukura pjesëmarrëse. Gjithashtu kanë shkruar se ajo është ndër më të ndjekurat në rrjetin social “Instagram” si dhe është pretendente e fortë për fitore.
Ndërsa nga ana tjetër ata shkruajnë se Trejsi është një balerinë ekzotike që kërcen tërësisht e zhveshur si dhe është e dashura e një mafiozi shqiptar.
“18-vjeçarja Trejsi Sejdini është përballur në media me një sërë kritikash për shkak të punës së saj si balerinë ekzotike që kërcen komplet e zhveshur. Gjithashtu, në rrjet flitet se ajo është e dashura e një mafiozi shqiptar”- shkruan një media spanjolle “E”.
Me pas shkruan një tjetër: “Trejsi dallohet për sjelljen e saj rebele dhe të çmendur”.


Panorama Plus