AKTUALITET, 25 Maj 2019, 20:40

Qytetarët me flamujt e BE-së dhe atë kombëtar në protestë

Në mënyrë simbolike gjatë kohës që Lulzim Basha mbajti fjalimin e tij, protestuesit kanë hapur një flamur të madh të bashkuar, të Shqipërisë dhe BE-së.

“Janë dy flamuj të mëdhenj të hapur në protestë. Flamuri kombëtar dhe ai i BE. Mesazhi është se shqiptarët janë të bashkuar, përtej bindjeve politike, me kauzën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, për të vendosur ata me votë të lirë për qeverinë dhe jo krimi, për te hapur dyert e mbyllura prej 6 vjetësh”, thekson PD.