TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë nesër, datë 16 shtator, aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Një ditë para shpalljes së vendimit, qindra shqiptarë janë mbledhur pranë ndërtesës së gjykatës, duke mbajtur flamuj të UÇK-së dhe duke shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.
Pamjet tregojnë qytetarë nga Kosova dhe vende të ndryshme të Evropës që kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm në ditën e verdiktit, por edhe forca të shumta policie.
Seanca për shpalljen e aktgjykimit do të nisë nesër në orën 10:00. Trupi gjykues pritet të japë vendimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.


