TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm pranë Gjykatës Speciale në Hagë, vetëm pak orë para shpalljes së vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Policia holandeze është vendosur para ndërtesës së gjykatës dhe u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që ndodheshin aty të largohen.
Një prej oficerëve u ka thënë të pranishmëve se kishte urdhër që askush të mos qëndronte më shumë se dy minuta përpara ndërtesës, pavarësisht se zona është pronë publike.
“Nëse qëndroni këtu për dy minuta është në rregull, por nëse jo, atëherë duhet të lëvizni andej. Nuk lejohet (qëndrimi). Kaq është, kjo është arsyeja. Nuk lejohet të qëndroni përpara Tribunalit, duhet të shkoni në atë drejtim. Kjo është ajo që po ua them. Për informacione, mund ta kontaktoni zëdhënësin e policisë. Nëse doni, mund të shkoni në Manifeld, pasi atje do të mbahet një demonstratë më vonë”, tha polici holandez.
Nesër, në orën 10:00, do të nisë seanca ku trupi gjykues do të japë verdiktin e shkallës së parë për katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.