TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme Qeveria greke ka bërë me dije se është aprovuar vendimi për lirimin e të burgosurve që kanë më pak se një vit burg për të vuajtuar.
Ky vendim është ndërmarrë në kuadër të pakësimit të numrit të të burgosurve në burgjet e Greqisë.
Në bazë të këtij vendimi thuhet se do të lirohen të dënuarit që janë mbi 65-vjeç dhe që kanë kryer 1/3 e dënimit. Po ashtu parashikohet lirimi i atyre që janë dënuar deri në pesë vjet për krime të rënda por që u ka mbetur edhe një vit për të kryer. Por falë këtij vendimi përfitojnë amnisti edhe shumë shqiptarë të dënuar në Shqipëri.
Ndërkohë nuk përfitojnë të dënuarit për krime ndaj të miturve, përdhunimet, krimet për terrorizëm, vrasjet dhe krimet kundër shtetit. Afati i masave do të jetë për tre muaj.
Mësohet se në burgjet greke janë pothuajse 12.000 të dënuar, ku shumica prej tyre janë dënuar për krime më pak se shtatë vjet.
Gjithashtu mësohet se urdhri do të jetë i vlefshëm për tre muaj dhe do të zbatohet për të gjithë të arrestuarit, përveç krimeve të dënuara të urrejtjes. Masa e paraburgimit mund të zvogëlojë numrin e të arrestuarve në rreth 1.500 nga 12.500 që janë aktualisht, megjithëse është akoma e vështirë të vlerësohet numri i saktë.