AKTUALITET, 25 Mars 2020, 15:06

Pas kthimit në Shqipëri u vetëkarantinua, polici del pozitiv ndaj COVID-19. Çifti i moshuar në Korçë infektoi dhe fqinjën

Pas kthimit në Shqipëri u vetëkarantinua, polici del pozitiv ndaj

Nga nëntë ka shkuar në 11 numri i të prekurve me koronavirus në Korçë.

Dy rastet e reja me Covid-19 janë ai i një punonjësi policie, i cili rezultuar pozitiv, ndërsa mësohet se ka pasur histori udhëtimi jashtë Shqipërisë, e ka qenë i vetëkarantinuar pas kthimit.

Personat e afërt te kontaktit me të kanë rezultuar negativë, ndërsa vetë polici është dërguar në spitalin Infektiv në Tiranë për mjekim.

Rasti i dytë është një i moshuar nga Korça, fqinj me çiftin e moshuar që rezultuan pozitivë pak ditë më parë.