TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Ilir Demalia
Imoraliteti intelektual si shërbim regjimesh
Shkrimtari, ka folur e shkruar kur duhet të heshte, në shërbim të regjimit, dhe nuk shkruan dhe flet kur duhet te japi kumt, përsëri në shërbim të regjimit.
Skrimtari, gjithmonë në shërbim të regjimeve . . .
"Libri "Enveri ynë", është një libër i veçantë për lexuesin shqiptar. Ai është një libër i një prej bashkëpuntorëve më të afërt të Enver Hoxhës në të gjallë të tij, dhe i udhëheqësit të Shqipërisë këto tre vjetë e gjysëm pas vdekjes së tij. Por ky libër është më shumë se kaq. Ai është një libër i një shoku e një bashkëbiseduesi. Prandaj në faqet e tij gërshetohet pena e burrit të shtetit me atë të njeriut. Ne faqet e tij analizat e thella politike e ngjarjet dramatike te historisë gërshetohen me pjese lirike, dialogë teë drejtëpërdrejtë me lexuesin, pjesë ditari kujtime intime preskëse të gëzueshme ose të dhimbëshme. Në faqet e tij, krahas militantizmit të udhëheqësit komunist, ndihet një frymë humanizmi e mirësie. Kjo është një cilësi e çmueshme për çdo autor, por kur autori është udhëheqës i një vendi ajo amlifikohet e mer dimensione të veçanta. Cilësi të tilla qe jane në themel të konceptit social -filozofik që njeriu shqiptar ka pasur historikisht për prijsat e tribunët e vet, qofshin këta të njësive të vogla krahinore, qofshin kombëtare, janë, në fund të fundit, një dëshmi tjetër për kulturën e popullit shqiptar."
Pjesë nga parathënia e librit të Ramiz Alisë "Enveri ynë", shkruar nga shkrimtari Ismail Kadare në nëntor 1988
