TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një kamion dhe një automjet tip "BMW" janë përplasur në aksin rrugor Durrës-Shijak, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa të dy mjetet kanë pësuar dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, ndërsa drejtuesit e mjeteve po përballen me vonesa në qarkullim.