AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 21:14

Qëlloi me armë 37-vjeçarin, identifikohet autori i ngjarjes në Lezhë, policia vihet në ndjekje

Qëlloi me armë 37-vjeçarin, identifikohet autori i ngjarjes

Është identifikuar autori i plagosjes së 37-vjeçarit Ardjan Kola që ndodhi pasditen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se autori është një person me inicialet A.D..

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po e kërkon.

Nga ana tjetër, 37-vjeçari Kola po trajtohet në spitalin e Lezhës. Ai ka marrë një plumb në këmbë, ndërkohë që ende mbeten të paqarta rrethanat.

Njoftimi i policisë Lezhë

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.