AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 18:45

Përhapet përmes puthjeve dhe prekjeve, virusi vdekjeprurës shkakton 14 viktima në Britani

Përhapet përmes puthjeve dhe prekjeve, virusi vdekjeprurës

Një virus, i cili përhapet përmes puthjes dhe prekjes, ka shkaktuar vdekjen e 14 personave në Britani.

Sipas “The sun”, deri tani numërohen edhe rreth 30 persona të tjerë të cilët janë infektuar nga sëmundja ngjitëse. Simptomat e sëmundjes janë dhimbje fyti apo ethe, ndërsa tek të moshuarit shkakton edhe helmimin e gjakut.

Sipas autoriteteve priten akoma më shumë viktima, ndërsa virusi ka shpërthyer masivisht në Chelmsford dhe Maldon. Viktimat kanë qenë persona të moshuar, të cilët vuanin nga plagë kronike.