AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 20:15

Foto/ Nudo në natyrë dhe puthje me partnerin, Kylie Jenner thyen rrjetin

Motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner ka shokuar sot të gjithë miqtë e saj në rrjetet sociale. Ajo ka publikua një foto ku shihet tërësisht e zhveshur në natyrë.

Kylie shihet në krahët e partnerit të saj Travis Scott, teksa të dy shkëmbejnë një puthje. Miliarderja më e rë në botë ka kthyer të pasmet nga kamera dhe në sy bien format e saj bombastike.

“Kur Houston takon LA .. ?”- shkruan Jenner krahas fotos teksa bën me dije se shumë shpejt do të jetë në kopertinën e revistës “Playboy”.

Sigurisht krahas kësaj fotoje nuk kanë munguar komentet e motrave të 22-vjeçares, të cilat kanë mbetur pa fjalë.