AKTUALITET, 5 Shtator 2021, 21:26

Qëllohet me thikë punonjësi i kompleksit turistik në Sarandë

Qëllohet me thikë punonjësi i kompleksit turistik në

Mbrëmjen e sotme ka shkuar i plagosur në spitalin e Sarandës, Aurel Shino, 20-vjeç, punonjës parkimi në një kompleks turistik në qytetin bregdetar.

20-vjecari ka plagë me thikë në anën e majtë poshtë brinjëve. Ai është qëlluar me thikë gjatë një grindjeje jashtë vendit të punës, në rrugën “Turizëm- Kanali i Cukës”.

Ai ka tentuar të shkojë vetë në spital, por për shkak të plagëve ka ndaluar pasi ka përshkuar  rreth 1 km dhe më pas është transportuar nga një mjet i rastit që e ka çuar në spital.

20 -vjeçari Aurel Shino është banor i  fshatit Vllahat, bashkia Delvinë.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar O. L. 23 vjeç, banues në Sarandë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes