AKTUALITET, 5 Shtator 2021, 15:21

Papa u bën thirrje vendeve të mirëpresin afganët

Papa u bën thirrje vendeve të mirëpresin afganët

Papa Françesku kërkoi që shumë vende të mirëpresin afganët dhe të mbrojnë ata që kërkojnë një jetë të re.

"Në këto momente të trazuara që shohin afganët që kërkojnë strehim, lutem për më të prekurit midis tyre. Lutem që shumë vende të mirëpresin dhe mbrojnë ata që kërkojnë një jetë të re", tha Papa Françesku gjatë fjalimit të tij të sotëm në Vatikan.

"Unë gjithashtu lutem për njerëzit e zhvendosur brenda vendit, në mënyrë që ata të kenë ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme. Le të marrin të rinjtë afganë arsim, një pasuri thelbësore për zhvillimin njerëzor dhe të gjithë afganët, si ata që sistemohen në shtëpi, ashtu edhe ata në tranzit, apo dhe në vendet pritëse, për të jetuar me dinjitet, në paqe dhe vëllazëri me fqinjët e tyre", tha Papa.

Papa u lut edhe për popullatat e goditura nga uragani: "Unë u dërgoj lutjet e mia për popullsinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të goditur nga një uragan i fortë ditët e fundit, ku pati edhe viktima".

Gjatë fjalë së tij, Ati i Shentë, kujtoi edhe Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

"Sot është kujtimi i Shën Terezës së Kalkutës, Nënë Terezës për të gjithë. Unë i përshëndes të gjithë misionarët e Bamirësisë të angazhuar në të gjithë botën në një shërbim shpesh heroik dhe mendoj në veçanti për Motrat e dhuratës së Marisë, këtu në Vatikan, përfundoi Papa Françesku.

/TPZ.al/