TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një dron është ngritur pasditen e sotme në "Elbasan Arena", gjatë ndeshjes Shqipëri-Hungari, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit "Katar 2022".
Droni mbante një pankartë ku shkruhej: "Taulant Balla, Elbasani ty të do!" dhe shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes për pak çaste, ndërkohë që futbollistët vështronin të habitur.
Kjo "deklaratë dashurie" e militantëve të PS, vjen pak ditë pasi kryeministri Rama e hoqi Taulant Ballën si drejtues politik në Elbasan, duke e spostuar në Fier dhe i reduktoi ndjeshëm detyrat në PS, duke e larguar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm dhe duke mos i dhënë për të tretën herë rradhazi, asnjë post në kabinetin qeverisës.
Më poshtë video dhe foto nga "dashuria" që i shpreh Elbasani, Taulant Ballës!
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2021/09/balladron.mp4"][/video]
[gallery ids="563782,563772,563823,563822,563799,563770,563824,563794,563796,563821,563819,563813,563795,563797,563792,563790,563781,563783"]