AKTUALITET, 12 Gusht 2020, 11:37

“Rusia ka vaksinën kundër koronavirusit”, agjensia e lajmeve nxjerr bllof Putinin: U provua vetëm në 38 persona

“Rusia ka vaksinën kundër koronavirusit”, agjensia e


Mëngjesin e të martës presidenti rus Vladimit Putin njoftoi se vaksina kundër Covid-19 e prodhuar nga shkencëtarët në shtetin që ai drejton është efektive dhe do të regjistrohet brenda disa ditësh.

Presidenti rus shkroi në një postim që duket se mori vëmendjen e të gjithëve, se njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë, tashmë Rusia do të ketë vaksinën që do ti garantojë të gjithë botës një të ardhme pa Covid 19, pa izolim dhe pa maska.

Por ditën e sotme agjensia e lajmeve “Fontanka” ka bërë të ditur se vaksina e koronavirusit të Vladimir Putinit është testuar mbi vetëm 38 persona dhe shkakton efekte anësore përfshirë dhimbjen e trupit si dhe ënjtjen e tij.

“Droga” shumë e trumbetuar ruse u regjistrua pas vetëm 42 ditëve kërkim dhe efektiviteti i saj është i panjohur sipas agjenisë së lajmeve ruse.

Në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim thuhet se ‘nuk janë kryer studime klinike për të studiuar efektivitetin epidemiologjik’, pavarësisht pretendimeve të Putinit se vaksina ka kaluar ‘të gjitha testet e nevojshme’.

Rusia e ka bërë garën e vaksinës një çështje të prestigjit kombëtar dhe po përpiqet me doemos ta paraqesë Rusinë si një fuqi shkencore në arenën ndërkombëtare.