AKTUALITET, 12 Gusht 2020, 10:14

Koronavirusi i merr jetën policit në Shkodër


Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 Safet Morina, rreth 60-vjeç, efektiv i uniformave blu në policinë e Shkodrës.

Morina ishte infektuar me Covid 19 dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Lajmi konfirmohet nga miqtë dhe të afërmit e Morinës në rrjetet sociale.

Ai prej vitesh mbante postin e komandantit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës, ndërsa kanë qenë të shumta ngushëllimet e kolegëve të tij për këtë ndarje të parakohshme nga jeta.

Mësohet se prej dy javësh Morina ka qenë i intubuar në spitalin Covid 2 në Tiranë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur dot që të fitojë betejën.

Prej javësh tashmë situata me Covid 19 duket se është jashtë kontrollit, ku numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 205, ndërkohë që vetëm dje u shënuar 140 raste të reja me koronavirus.