AKTUALITET, 2 Prill 2019, 20:39

VIDEO/ Ilir Meta i bashkohet Ditës Botërore të Autizmit, ja si e ka ndriçuar Presidencën

VIDEO/ Ilir Meta i bashkohet Ditës Botërore të Autizmit, ja si e

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është bashkuar fushatës globale me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, “Ndriço Blu”.

Duke theksuar se Institucioni i Kreut të Shtetit shqiptar sonte do të ndriçohet me drita blu në shenjë solidarizimi dhe ndërgjegjësimi në kuadër të nismës globale “Ndriço Blu”, Presidenti Meta vlerësoi punimet artistike dhe stilin e veçantë të piktorit të ri autik, Drini Sallaku, i cili ka hapur rreth 10 ekspozita dhe ndihet i mirëintegruar në shkollën dhe në klasën e tij.

Ja postimi i plotë

Me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, i bashkohem sot fushatës globale “Ndriço Blu”! #WorldAutismAwarenessDay#LightItUpBlue