SPORT, 30 Maj 2020, 14:51

PSG “e fiksuar” pas Milinkoviç-Saviç, por Lotito nuk ul pretendimet

PSG “e fiksuar” pas Milinkoviç-Saviç, por Lotito nuk

Për merkaton e Paris Saint-Germain prioritet vazhdon të mbetet Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori i Lazios pëlqehet shumë nga klubi parizien që gjatë verës do të bëjë maksimumin për të arritur te kartoni i serbit.

Sipas mediave franceze, drejtori sportiv, Leonardo ka përshpejtuar bisedimet me agjentin e futbollistit, Mateja Kezman. Gjithsesi francezët nuk do ta kenë të lehtë të bindin presidentin e bardhekaltërve Lotito të lërë të lire futbollistin, kartonin e të cilit e vlerëson rreth 100 milionë Euro.