TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ata janë dyshja simpatike e prezantuesve që ju bëjnë zgjimin përmes "Wake Up" në Top Channel.
Interesant në angazhimin e tyre të përditshëm profesionale, ata të dy na kanë treguar herë pas here se janë edhe miq shumë të mirë me njëri-tjetrin. Por, me sa duket ka njerëz të tjerë që mendojnë se mes tyre ka më shumë se sa një raport profesional dhe mes miqsh. Kështu, ka qenë një foto që vetë Ori Nebijaj ka postuar në Instagramin e saj, në të ajo shfaqet bashkë me Isli Islamin, kolegun e "Wake Up".
Fotoja është pëlqyer shumë dhe komentet nuk kanë munguar! Por, në mesin e tyre ka pasur një koment që duket se e ka acaruar jo pak, prezantuesen simpatike Ori Nebijaj.
“Sa shkoni si çift, pse nuk lidheni ju të dy? Apo jeni edhe nuk tregoni?”, i ka shkruar vajza poshtë fotos së të dyve. Reagimi i Orit ka qenë i drejtpërdrejtë dhe pa rezerva. “Nuk e kuptoj këtë pyetjen?
Ty të pyesin për miqtë e tu pse nuk lidhesh me ta meqë shkoni?”, i ka thënë ajo.
Vërtet një përgjigje epike dhe direkte që me siguri e ka lënë pa tekst vajzës që hamendësoi se mes tyre mund të kishte më tepër se sa miqësia e tyre e vërtetë!