TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme u mbajt ndarja e çmimeve ‘Oscar’ dhe sipas traditës të gjithë yjet parakaluarn në tapetin e kuq.
Veshja e yjeve këtë vit në ndarjen e çmimeve ishte pothuajse më e bukura ndër vite.
Të gjithë shkëlqyen por ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte aktori Billy Porter.
Aktori mbante të veshur një kostum të dizenjuar nga stilisti Christian Siriano dhe ishte epik.
Kostumi ishte i përbërë nga kadife e shkëlqyer ku në pjesën e sipërme ishte në formën e xhaketës ndërsa poshtë ishte e fryrë si një fustan balloje.
Gjatë parakalimit të aktorit Christian Siriano(stiluesi i kostumit) shkruajti në llogarinë e tij në Instagram: ‘Digje’ tapetin e kuq’.
Kostumi i aktorit mori shumë kritika por kishte dhe nga ata që u mahniten nga pamja e tij.