LIFESTYLE, 24 Shkurt 2019, 10:04

Erik Fullani kapt ‘mat’ me vajzën e ish-deputetes/ FOTO

Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit është një ndër djemtë më të preferuar nga vajzat shqiptare.

Ai herë pas here është përfolur për lidhje me vajza të bukura, nga ku më e fundit është një surprizë e vërtetë për të gjithë fansat.

Bëhet fjalë për vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejdën e cila është modele dhe një nga vajzat më të komentuara në media.

Dyshimet kanë lindur pasi dyshja ndodhen aktualisht në Romë dhe kanë publikuar foto nga të njëjtat vende, Koloseu i Romës apo shatërvani i famshëm ‘Fontana Di Trevi’ ku shkojnë të dashuruarit.

Sipas ‘Inrv.al’, vihen re gjithashtu se në një prej fotove të postuara nga Eriku shfaqet edhe Kejda, siç mund ta shihni nga veshja dhe thonjtë e saj.

Kujtojmë që muaj më parë Fullani pranoi se ishte në një lidhje me një vajzë bukuroshe të quajtur Maria Chiara, ndërkohë Kejda ka qenë shumë e rezervuar për jetën e saj private.