AKTUALITET, 21 Shtator 2020, 22:37

“Ishte i paprekshëm”/ Artan Hoxha bën parashikimin: Po të ishte në Shqipëri, Eldi Dizdari s’do të arrestohej!

“Ishte i paprekshëm”/ Artan Hoxha bën parashikimin:  Po

Gazetari Artan Hoxha është ftuar në emisionin “Opinion” për të folur lidhur me shkatërrimin e kartelit të drogës, kreu i të cilës ishte Eldi Dizdari.

Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se Dizdari ishte i paprekshëm në Shqipëri dhe nëse urdhër-arresti do të lëshohej kur ai të ndodhej në vendlindje, nuk do të ishte kapur.

“Ishte i paprekshëm për vite me radhë. Nëse ai do ishte në Shqipëri, nuk do të ishte i arrestuar. Autoritetet tona nuk do ta arrestonin. Mendoi se mund të ishte më i sigurtë në Dubai, por…,”-tha gazetari.