TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
" Një kriminel, një nga ata të cilët, policia e shtetit, policia e rilindur e shtetit, ka patur kurajon t'i identifikojë, në rradhët e veta dhe ti pastrojë në rradhët e veta. Një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës, që dekonspironte operacionet e policisë, është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundmi. Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të, por është paraqitur për azil politik në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës të detyrimit të paraqitjes."
Fjalët për nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe fjalët për Dritan Zaganin, ngjajnë si dy pika ujë me njëra tjetrën. Por, ndërsa rasti i nënkomisarit Nuhu është në zhvillim, rasti Zagani, për makinën e Saimir Tahirit, që e përdornin Habilajt, është plotësisht i vërtetuar. Në këto dy qëndrime, pothuajse identike, Edi Rama, kërcënon, mashtron, fyen, thotë ç'të mundë, por vetëm të vërtetën jo. Dhe kjo është e tmerrshme, sepse ky njeri është kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama nuk është sot një person që te del përpara vetë dhe të vret. Por, ai ka ndërtuar një sistem kriminal, me një territor të mbjellë vetëm me banda dhe banditë, që çdo minutë e çast, vrasin, presin, dhunojnë, përdhunojnë gjithçka dhe kanë mbrojtjen e kryeministrit të tyre, Edi Rama. Ky është shkaku kryesor, përse Edi Rama është sot një diktator. Ky kryeministër, ka krijuar sot një tufë oligarkësh dhe ndan dhe rrëmben bashkë me ta, çdo qindarkë dhe pronë të këtij vendi. Ky është shkaku tjetër i rëndësishëm përse Edi Rama është sot një diktator. Edi Rama, ka blerë median dhe përmjer mbi të, kur të dojë dhe si të dojë. Edhe ky është një tjetër shkak përse Edi Rama është një diktator. Edi Rama, ka marrë sot në dorë të gjithë pushtetet dhe i shkërdhen ata me rradhë apo pa rradhë, sipas oreksit që i jep pasioni i diktatorit. Edhe kaq ndoshta do të mjaftonte për të thënë që Edi Rama është një diktator. Zoti Edi Rama, ka sot përballe një opozitë të dobët, që hera herës sillet si velinë, që me opozitën bën sikur dhe ky është një shkak i rëndësishëm përse Edi Rama është një diktator. Edi Rama, çdo ditë që kalon, po e boshatis edhe më tej Shqipërinë dhe ata që kanë mbetur i ka kthyer në një tufë të madhe delesh. Brenda kësaj tufe, është edhe Xhisiela, Rexhep dhunuesi, babai Rrahmani, prokurorët, policët, mediatikët, gratë e Edi Ramës dhe shoqatat e tyre... Edhe kjo është një arsye e rëndësishme përse Edi Rama është diktator. /TPZ.AL/