TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa Presidenti Ilir Meta tha se do të vijojë të qëndrojë në Presidencë deri më 24 korrik 2022, Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e tij.
Mësohet se sot ka mbërritur një mesazh në celularët e deputetëve socialistë, ku thuhet mes të tjerash se PS ka vendosur të iniciojë procedurën e shkarkimit të Presidentit.
“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.