Balerina, Albana Dapi ose siç njihet ndryshe Bebi është në pritje të ëmbël. Pjesë e ‘Albi Nako Dance’, Albana ka performuar në skena të ndryshme si një nga balerinat e mira të trupës së baletit të televizionit Klan.
Ajo u bë e njohur kur ishte pjesë e ‘Zonë e Lirë’ si Sofi, bionde dhe e veshur në të zeza. Së shpejti ajo do të bëhet nënë, por edhe pse në muajt e fundit të shtatzënisë nuk ka hequr dorë nga kërcimi. Balerina ka publikuar një video me dy kolegët e saj, Ensën dhe Enin duke kërcyer me këngën e famshme ‘Baby Shark’.