TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një javë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, Astrit dhe Brahim Bilali, publikohet videoja që Astriti kishte filmuar komunikimin e tij me dëshmitarin e vrasjes së Fatos Ferracakut, ngjarje e ndodhur në 14 nëntor 2018.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, publikoi videon në emisionin Java në RTSh dhe tha se Astrit Bilali filmoi komunikimin me dëshmitarin.
“Në video është zëri i Astrit Bilalit që flet me një dëshmitar i cili ka parë motorin dhe vrasësit e atentatit të 14 nëntorit 2018 në Shkodër. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatos Ferracakut 41 vjeç dhe plagosjen e Fatmir Mehajt 49 vjeç. Autorët ishin dy persona me motor dhe të maskuar me skafandër. Video është realizuar nga vet Astrit Bilali, i vrarë më 30 mars 2019” – tha Hoxha teksa shtoi se Bilali ka komunikuar disa herë me të në lidhje me vrasjet në Shkodër.
Ndërkohë në videon e publikuar, dëshmitari i pretenduar dhe i filmuar nga viktima Astrit Bilali, thotë se autorët ishin me motor dhe hynë nëpër rrugica, gati duke rënë përtokë.
Komunikimi mes Astrit Bilalit dhe dëshmitarit:
Astrit Bilali: Duhet të kenë qenë duke bërë stërvitje për sot, për të bërë vrasjen sot. Dje bëri stërvitje, sot erdhi u fut.
Dëshmitari: Është futur. Erdhi nga rrugica dhe u fut nga rrugica tjetër. I kam parë, ikën kur erdhi policia.
Me atë motor dolën dhe bënë vrasjen, unë i pashë teksa…
Astrit Bilali: Ishin duke të bërë presion ndoshta…
Dëshmitari: E pashë që kur doli nga kthesa, ishte duke dalë, gati po binte përtokë.
Më 30 mars 2019, u ekzekutua tek dera e shtëpisë, Astrit Bilali bashkë me vëllanë e tij, Brahimin. Dy vëllezërit po dilnin, kur u qëlluan me breshëri plumbash. Për këtë ngjarje, nuk ka ende të arrestuar, ndërsa pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes.
Ndërkohë që dëshmitari ka rrëfyer për Bilalin vrasjen e Fatos Ferracakut, tregtari i peshkut që u vra në 14 nëntor 2018.
Në këtë atentat u plagos edhe Fatmir Mehaj. Viktima dhe i plagosuri ishin të dy tregtarë peshku, ndërkohë që Ferracaku ishte kushëri i parë i Arjan Ferracakut, biznesmenit shkodran që u vra në shtator 2018.