TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi përbën. Në reagimin e tij, Daçiç u shpreh se aktgjykimi është konfirmim i pretendimeve të Serbisë për UÇK-në.
Daçiç pretendoi se vendimi dëshmon se UÇK-ja ishte “organizatë kriminale dhe terroriste” dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë.
Dhomat e Specializuara, megjithatë, i gjykuan katër të akuzuarit mbi bazën e përgjegjësisë së tyre penale individuale. Ata u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Daçiq kritikoi pikërisht rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit, duke e cilësuar atë si “manovër politike” dhe duke pretenduar se vendimi minimizon vuajtjet e viktimave serbe. Ai tha se as dënimet e shqiptuara nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.