AKTUALITET, 20 Dhjetor 2019, 17:58

Protesta e Vetëvendosjes në Tiranë kundër Vuçiçit transmetohet në median serbe

Protesta e Lëvizjes Vetëvendoje në Tiranë po transmetohet LIVE në YouTube nga media serbe "Tanjug".

Mbërritja e presidentit serbe, Aleksandar Vuçiç, në kryeqytet për minishengenin ballkanik është kundërshtuar nga Vetëvendosja.

Me thirrjet "Kosova zemra e Shqipërisë" ata protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombët”.

Protestuesit thonë se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë.